Vrasja e Egli Progës, shoqëria civile protestë para kryeministrisë me moton “Marshojmë kundër gangove me pushtet”.

0
900-0-17240

Një protestë e thirrur fillimisht në rrjetet sociale, do të mbahet sot në Tiranë, në formën e një marshimi në drejtim të kryeministrisë. Protesta do të mbahet rreth orës 19:00 të pasdites, ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së bërë në rrjetet sociale, që nisi pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, dhe tentativave për të fshehur ngjarjen. Përveç kësaj kauze, aktivistët shprehen se do të protestojnë për disa kauza sociale, përfshirë kushtet skandaloze të mjekësisë në Shqipëri, ku qytetarët nuk marrin shërbimet, por edhe viktimat e mikrokredive, dhe skandale të tjera që kanë ndodhur në muajt e fundit në vendin tonë.

THIRJA E PROTESTËS

Takohemi në orën 19:30 në Sheshin ‘Skënderbej’ për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

Marshojmë për Eglin!

Marshojmë për jetën!

Marshojmë për sigurinë!

Marshojmë për drejtësinë!

Marshojmë kundër krimit!

Marshojmë kundër gangove me pushtet!

Qyteti reagon. Të paktën ata nuk duhet ta marrin të mirëqenë nënshtrimin tonë! Ata duhet ta shikojnë se qytetarët po organizohen.

Thirrjes për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestë i është bashkuar dhe familja e Egli Progës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, e motra e të ndjerit iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës, dhe të jenë sa më të shumtë në numër, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni! Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin! Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri. Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin. Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!”, shkruan e motra në postimin e saj në rrjetet sociale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading