Transportimi i parave me mjete të blinduara, zbardhet udhëzimi i ri! Rastet kur do përdoren makinat me frëngji për hapje zjarri me armë.

0
7272744874

Ministria e Brendshme ka rishikuar rregullat për funksionimin e kompanive private që ofrojnë shërbimin e sigurisë fizike.

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i ri “Për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe qendrës së trajnimit privat të punonjësve të shërbimit”. Ndër të tjera në udhëzimin e ri kanë ndryshuar edhe rregullat për sigurimin dhe shoqërimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara.

Rregullat për transportin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara vijojnë të trajtohen në një pjesë të veçantë të udhëzimit.

Udhëzimi i mëparshëm përcaktonte se 1 automjet i blinduar dhe jo më pak se 2 punonjës përdorej për transportin e shumave me vlerë deri 10 milionë lekë që përfshihej në kategorinë A të transportit të vlerave monetare.  Udhëzimi i ri parashikon se sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit me vlerë deri në 20 milionë lekë do të realizohet me një automjet të blinduar dhe jo me më pak se 2 punonjës.

Po ashtu një makinë e blinduar dhe jo më pak se 3 punonjës do të përdoren në rastet e transportit të shumave me vlerë nga 20 milionë deri në 35 milionë lekë nga vlera monetare prej 10 milionë lekë deri në 25 milionë lekë që parashikohej në udhëzimin e mëparshëm.

Për kategorinë C që përfshinte transportin e shumave me vlerë nga 25 milionë deri në 75 milionë lekë në udhëzimin e mëparshëm ku përdorej 1 automjet i blinduar dhe jo më pak punonjës, udhëzimi i ri parashikon se për kategorinë C, sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit do të jetë me vlerë nga 35 milionë lekë deri në 100 milionë lekë. Kjo realizohet me një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë) dhe jo më pak se 4 (katër) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës.

Për kategorinë E udhëzimi i mëparshëm përfshinte se për sigurimin dhe transportin e shumave me vlerë nga 150 milionë deri në 550 milionë lekë në udhëzimin e mëparshëm përcaktohej përdorimi i 3 automjeteve të blinduara dhe jo më pak se 6 punonjës. Në udhëzimin e ri përcaktohet se kategoria E përfshin sigurimin e transportin e shumave me vlerë nga 200 milionë deri në 550 milionë lekë, ku do të përdoren 3 automjete të blinduara dhe jo më pak se 7 punonjës të sigurisë.

Ndërsa për transportin e shumave nga 550 milionë lekë deri në 950 milionë lekë përveç dy automjeteve me frëngji për hapje zjarri numri i punonjësve të sigurisë do të jetë 8 punonjës nga 7 punonjës që parashikohej në udhëzimin e mëparshëm.

Udhëzimi i ri

  1. Kategorizimi i automjeteve të blinduara dhe shoqëruese

Për transportin e vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara dhe për transportin e punonjësve të SHPSF-së, përdoren automjete të blinduara sipas kategorizimit të mëposhtëm:

  1. Kategori A: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë deri në 20.000.000 (njëzet milionë) lekë realizohet me: a) një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-3, (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-3; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit. b) jo më pak se 2 (dy) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti); c) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrës së Menaxhimit të Shërbimeve; ç) sistem gjurmimi GPS; d) monitorimi me kamera ÇTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; dh) Kamera për lexim automatik të targave.
  2. kategori B: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 20.000.000 lekë deri në 35.000.000 (tridhjetë e pesë milionë) lekë realizohet me: a) një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-3, (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-3; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit. b) jo më pak se 3 (tre) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti); c) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së, Qendrës së Menaxhimit të Shërbimeve; ç) sistem gjurmimi GPS; d) monitorimi me kamera ÇTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; dh) Kamera për lexim automatik të targave.
  3. Kategoria C: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 35.000.000 (tridhjetë e pesë milionë) lekë deri në 100.000.000 (njëqind milionë) lekë realizohet me: a) një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-4; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit. b) jo më pak se 4 (katër) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti); c) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrës së Menaxhimit të Shërbimeve; ç) sistem gjurmimi GPS; d) monitorimi me kamera ÇTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; dh) kamera për lexim automatik të targave.
  4. Kategoria D: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 100.000.000 (njëqind milionë) lekë deri në 200.000.000 (dyqind milionë) lekë realizohet me: a) një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-5 (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-5; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit. b) një automjet të blinduar BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë) për transportimin e punonjësve të SHPSF-së; c) jo më pak se 5 (pesë) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (tre prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti); ç) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Menaxhimit të Shërbimeve dhe ndërmjet mjeteve të eskortës; d) sistem gjurmimi GPS; dh) monitorimi me kamera ÇTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; e) kamera për lexim automatik të targave.
  5. Kategoria E: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 200.000.000 (dyqind milionë) lekë deri 550.000.000 (pesëqind e pesëdhjetë milionë) lekë, realizohet me: a) një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-6 (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-6; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
  6. b) dy automjete të blinduar BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë), për transportimin e punonjësve të SHPSF-së; c) jo më pak se 7 (shtatë) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (tre prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti); ç) sistem të bllokimit motorik të automjetit që transporton vlera monetare; d) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Menaxhimit të Shërbimeve dhe ndërmjet mjeteve të eskortës; dh) sinjali i njoftimit SOS; e) sistem gjurmimi GPS; ë) monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; f) kamera për lexim automatik të targave
  7. Kategoria F:

Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 550.000.000 (pesëqind e pesëdhjetë milionë) lekë – 950.000.000 (nëntëqind e pesëdhjetë milionë) lekë realizohet me: a) një automjet me pjesë të ndarë të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit nivelit BR-7 (me frëngji për hapje zjarri me armë): i. niveli i blindimit të automjetit BR-7; ii. pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të automjetit. b) dy automjete të blinduara BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë) për transportimin e punonjësve të SHPSF-së; c) jo më pak se 8 (tetë) punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 dhe mjete speciale (tre prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti); ç) sistem të bllokimit motorik të automjetit që transporton vlera monetare; d) sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Menaxhimit të Shërbimeve dhe ndërmjet mjeteve të eskortës; dh) sinjali i njoftimit SOS; e) sistem gjurmimi GPS; ë) monitorimi me kamera ÇTV me rezolucion të lartë të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar; f) kamera për lexim automatik të targave.

  1. Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 (nëntëqind e pesëdhjetë milionë) lekë, përveç masave të parashikuara në kategorinë F, pikat “a”, “b” dhe “c” nga shërbimi privat i sigurisë fizike, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi.
  2. Në raste të veçanta, kur transportimi i vlerave monetare të bankave të nivelit të dytë (i planifikuar të kryhet gjatë ditës, në afatin kohor nisja me lindjen e diellit dhe mbërritja në destinacion me perëndimin e diellit) mund të zgjatet, drejtuesi teknik njofton strukturat vendore të policisë.
  3. Sasia e vlerave monetare në valutë të huaj, konvertohet me shumën në lekë sipas përshkrimeve të mësipërme si dhe në bazë të kursit zyrtar të këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e transportit të vlerave.
  4. Për transportimin e vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara sipas përcaktimeve të kategorive E dhe F, si dhe çdo transportim që do të kryhet për jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, drejtuesi teknik i SHPSF-së njofton DVP-në në mënyrë të koduar 2 orë përpara lëvizjes, në juridiksionin e të cilëve do bëhet transportimi i vlerave monetare.
  5. Nëse subjekti i SHPSF-së i pajisur me licencë të nënkategorisë 1.3.B ndryshon destinacionin e përdorimit të mjeteve të blinduara të SHPSF, të certifikuara për transportimin e vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara, sipas procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim, i hiqet licenca sipas përcaktimit të bërë në germën “a”, të pikës 1, të nenit 40, të ligjit nr.75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, i ndryshuar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading