Vodhi një banesë, vihet në pranga ‘skifteri’ 27-vjeçar, i riu i dënuar dhe më parë për…

0
7654242

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin E. Alla në Bulqizë i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular në një banesë.

27-vjeçari rezulton i dënuar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Vodhi një shumë parash dhe një aparat celular në një banesë , kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

27-vjeçari, i dënuar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.

Komisariati i Policisë Bulqizë, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash dhe një aparati celular në një banesë, në lagjen “Minatori”, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E.A., 27 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e shtetasit M.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading