“Bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit”- Kryeparlamentarja Spiropali pret ambasadorin Atay: Do forcojmë partneritetin.

0
774767254

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasdorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin  e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Turqinë, me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale.

“Bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve. Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë. Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading