Arrestohet shqiptari në Dubai, akuzohet për mashtrim përmes call center.

0
7725

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga SPAK për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, është arrestuar në Dubai.

Njoftimi i SPAK

Në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, me datë 20.08.2024, është bërë e mundur arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar Erlind CEKAJ, i biri i Fatos dhe Shqiponja, i datëlindjes 16.07.1996, lindur dhe banues në Bregas, Fier

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 85 datë 18.10.2023, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1-28/4, 333/a, 334 të K. Penal

Permbledhje e fakteve

Shtetasi Erlind CEKAJ në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën dhe drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.

Ky rrjet kriminal në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e BE-së, duke u shkaktuar atyre miliona euro. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria nën koordinimin e Eurojust.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading