E KRYER – Armando Broja huazohet te skuadra e Premier League, po kryen vizitat mjekësore.
Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së Ipswich Town në sezonin e ri. Klubi i sapongjitur në Premier League, ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n, për afrimin e 22-vjeçarit.
Broja do të kalojë tek Ipswich në formën e huazimit deri në fund të sezonit dhe në rast se skuadra siguron mbijetesën, do të ketë obligim blerjen e kartonit të shqiptarit, për 30 milionë paund.
Chelsea do të paguajë rrogën e Brojës për një sezon që do të jetë i huazuar. Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore sot dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i transferimit.