Fundosja e jahtit luksoz në Siçili, ekipet e shpëtimit do tentojnë të futen në varkën e mbytur përmes gabinës së gjumit.
Vijon për të tretën ditë më radhë, kërkimi për gjashtë personat e zhdukur pasi një jaht u fundos në brigjet e Siçilisë në orët e para të së hënës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit pritet të tentojnë të hyjnë në kabinën e fjetjes së anijes ditën e sotme, ku disa nga të zhdukurit mund të kenë mbetur.
Deri më tani kjo ndërhyrje ishte pamundur për shkak se pjesë të varkës kishin bllokuar hyrjen pas fundosjes.
Shërbimet e shpëtimit thonë se kanë ekipe zhytësish specialistë që janë mësuar të punojnë në zona të vogla dhe të ngushta. Thellësia e mbytjes së anijes po rezulton një sfidë e madhe që për ta ka qenë edhe thellësia e fundosjes së jahtit. Ata janë penguar gjithashtu edhe nga fakti që varka është shtrirë anash dhe pikat e hyrjes janë bllokuar nga mbeturinat.
Shërbimet e shpëtimit janë shprehur se në çdo orë që kalon, shanset për të gjetur njerëz ende gjallë po pakësohen.
Zhytësit po ndihmohen nga mjete të telekomanduara që mund të operojnë në shtratin e detit për shumë më gjatë se vetë shpëtimtarët.
Mes të zhdukurve janë manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah, si edhe katër të tjerë, konkretisht kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij, Neda Morvillo.