Ylber Ramadani sfidon Interin dhe shokun e tij Asllani: Nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”.

0
72623264

Leçe e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit e nisi dobët sezonin e ri duke u mundur 4-0 në shtëpi nga Atalanta.Ka qenë Ramadani që ka folur në lidhje me këtë takim, por edhe për sfidën e ardhshme ndaj Interit të Kristjan Asllanit: “Kishim përgatitur një ndeshje për të fituar dhe në 30 minutat e para ishin mirë, por pësuam. Pas golit të dytë, ka ndryshuar komplet takimi, sepse më parë ishim kompaktë, ndërsa pjesën e dytë skuadra e humbi ekuilibrin. Atalanta është e fortë fizikisht”.

Inter? “Janë kampionët e Italisë dhe një skuadër shumë e fortë, por ne nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”. Do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv”, shprehet Ylber Ramadani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading