Ofensiva në Kursk, reagon presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky: Po e kthejmë luftën nga erdhi.

0
93536754

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se operacioni në rajonin e Kurskut të Rusisë është absolutisht i drejtë dhe se Ukraina po e kthen luftën “aty nga erdhi”.

“Sapo jam kthyer nga rajoni ynë Sumy, nga kufiri, nga ato rajone që kufizojnë armikun dhe ku njësitë tona janë jashtëzakonisht efikase për t’iu përgjigjur pushtimit të Rusisë. Duke e dërguar luftën atje ku e solli Rusia në vendin tonë, ne po e dërgojnë në shtëpi, është absolutisht e drejtë, por përveç drejtësisë, është edhe shumë efikase”, tha Zelensky në forumin e 7-të vjetor “Ukraina”, transmeton Ukrinform.

Ai theksoi se për t’i dhënë fund luftës është e nevojshme të krijohen sa më shumë probleme për shtetin rus në territorin e tij.
“Të gjithë duhet të kuptojmë se për të dëbuar pushtuesin nga vendi ynë duhet t’i krijojmë sa më shumë probleme shtetit rus në territorin e tij. Kjo është vepër heroike e ushtarëve tanë. Dhe kjo vepër heroike është më shumë dhe më e saktë, gjithnjë e më e gjerë dhe gjithnjë e më efektive”, shtoi Zelensky.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading