Sokol Cikalleshi merr vendimin e rëndësishëm, e mbyll me Koniasporin: Qyteti dhe tifozët meritojnë më shumë.

0
-900-0-1eshi1-437

Sokol Cikalleshi ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka ndarë rrugët me klubin Koniaspor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari kavajas përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Cikalleshi ka falenderuar klubin dhe tifozët për këtë periudhë të kaluar së bashku. “Ndarjet janë gjithmone të vështira, por sot e pata një të tillë! Për vite ne lu.ftuam, sakrifikuam, humbëm dhe fituam të gjithë së bashku, si një familje. Koniaspori ishte një pjesë e madhe e karrierës sime dhe do të jetë e tillë gjithmonë. Mbi të gjitha, vlerësoj mirësinë dhe mbështetjen e tifozëve. Ata ishin aty për ne dhe për mua. Qyteti dhe tifozët meritojnë më shumë. I uroj skuadrës shumë suksese në të ardhmen! Faleminderit Koniaspor”, ka shkruajtur Sokol Cikalleshi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading