Marvin Çuni shënon gol në Itali, sulmuesi shqiptar nuk i mjafton Frozinones për të marrë fitoren.

0
marvin-it-20230822

Marvin Çuni ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme përballë Specias. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të Frozinones në pjesën e parë të takimit. Çuni i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 38, por goli i tij nuk mjaftoi për të nxjerrë verdheblutë me pikë nga kjo transfertë.

Specia përmbysi shifrat në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht ishte Esposito ai që në minutën e 75 riktheu baraspeshën, ndërsa për përmbysjen do të mendonte Aurelio. Ky i fundit ndëshkoi Frozinonen në minutën 90 dhe i fiksoi shifrat përfundimtare në 2-1 për Specian.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading