Ministrat dhe kryetarët e bashkive në rresht para Edi Ramës në Himarë, kryeministri analizë qeverisë dhe projekton…

0
50x419

Pas pothuajse një muaj pushimesh në Gusht, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në qytetin e Himarës ministrat dhe kryetarët e bashkive, për të bërë një analizë në lidhje me detyrat që u lanë përpara dhe gjatë nisjes së sezonit turistik. Takimi dyditor do të mbahet në datat 28 dhe 29 Gusht, vetëm pak javë pasi socialistët arritën të merrnin fitoren në Bashkinë e Himarës, kryetari i të cilës deri në vitin 2027 do të jetë Vangjel Tavo. Në mbledhje, njësoj si edhe në takimet e kaluara, pritet që të jenë të pranishëm dhe kryebashkiakët e zgjedhur nga opozita.

Përgjatë muajit Gusht, me zyrtarizimin e ndryshimeve në qeveri, dhe fitoren e zgjedhjeve në Himarë, daljet e kryeministrit Edi Rama kanë qenë të pakta. Deklaratat e tij janë lidhur kryesisht me sezonin turistik, dhe tashmë në shtator socialistët pritet që të ndezin motorët, pasi 2025 do të jetë një vit zgjedhor, ku Rama dhe të tijtë synojnë mandatin e katërt qeverisës.

Ky takim pritet të jetë shumë i rëndësishëm pasi do të shihet analiza e detyrat që drejtuesit në bazë kanë pasur në zgjedhjet e fundit dhe do vlerësohet puna e tyre se çfarë kanë ndryshuar gjithë këto muaj. Nëse shihet se nuk ka pasur rezultate të kënaqshme do bëhet edhe ndryshimi i tyre. Pra siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, në shtator mund të ketë lëvizje të forta në qeveri në bazë të performancës.

Sinjali që dha Edi Rama në Kongresin e PS
Sinjalet se do të ketë reformë totale në PS, kryesocialisti i dha edhe muajin e kaluar në Kongresin e PS. Ndonëse nuk përmendi emra, deputetëve të PS-së ‘dembelë’ ‘të paudhë’ Rama nuk ua kurseu kritikat, duke lënë të kuptohet se për ata nuk ka një shans të dytë. Madje u kërkoi ndjesë qytetarëve.

“Kërkoj ndjesë për ata deputet që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua. Ose shkojnë në organizatën e partisë vetëm për foto. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që trokasin në dyert e shtetit vetëm kur kërkojnë ndere për punët e tyre apo tarafit të tyre. Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes tyre, të tarafit të tyre apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë duken në foltoren e Kuvendit një herë në Hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga Hëna.

Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë vetëm me njëri tjetrin, natyrisht për vatanin, por kryesisht për të rejat e fundit nga portalet e thashethemeve për qeverinë. Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë halle karriere më dashakeqë lloj-lloj ndaj kësaj shtëpie apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa pocaqi kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon.

Ndjesë për deputetët që nuk i takojnë këtë fjalë, sepse nuk janë të gjithë dembelë dhe moskokëçarës ndaj detyrave”, tha Rama. Një mesazh pati dhe për ‘tradhtarët’. “I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do habitej po të tregoja se çfarë më thoshin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. Kur kanë arritur të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë” , tha ai.

Kush rrezikon tjetër të largohet?
Përveç emrave që nuk kanë performancë, Edi Rama iu ka mbyllur dyert dhe personazheve që kanë probleme me drejtësinë. “Kush ka këtu llogari për të dhënë për korrupsion, e ka adresën te SPAK. Je ministër, s’je ministër, je andej s’je këtej, ke qenë s’ke qenë, i ke futur duart nëpër xhepa këtij populli do shkosh të japësh llogari për xhepat. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin në atë adresë për të dhënë shpjegime, të shkojë, të japë shpjegime e të vazhdojë punën.

Duhet të mësohemi dhe me këtë. Do mësohen dhe ata që rrinë atje me kamera sikur po vijnë miss-et e po parakalojnë e do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit. Ne nuk jemi dhe as një dhe dy, s’jemi as 1000 e 2000, jemi 800 mijë njerëz. plus dhe ata që tani do të votojnë nga emigracioni, ne duhet të synojmë 1 milionë.

Kështu që, kush rri e numëron; ish ministri, e thirrën e bën, sikur numëron dëshmor edhe sikur po na mbyll rrugët se s’po kemi të tjerë, s’po kemi forca se na iku njeri, na ikën dy, na ikën tre, duhet të shkojë të bëjë derman për syrin te një hoxhë e prift se ne nuk i bëjmë dot derman. E kanë bërë këtë punën e emrave, nxjerrin lista, siç kanë qenë dikur yjet e pashuar, bëhej edhe një kronikë në radio, yjet e pashuar, gjysmë ore dëgjojë pushkët para partizan”, tha Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading