Ja si Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro mashtruan për skandalin e dy anijeve me rreth 816 ton lëndë toksike…

0
750x375

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duket se janë përfshirë në skandalin e transportit të qindra tonelatave të mbetjeve të rrezikshme të dala nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë dhe Kinë. Këtë të shtunë Ministritë e Infrastrukturës dhe Mjedisit kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se Shqipëria nuk mund të pranojë anijet me lënë të dyshuara toksike në territorin e saj pa pasur prova.

Në deklaratë thuhet se po vijojnë hetimet në bashkëpunim me OLAF dhe se në përfundim të tyre do përcaktohet nëse përgjegjës është eksportuesi apo importuesi i mbetjeve që u kapën në dy anije në Tajlandë me rreth 816 ton lëndë toksike të dyshuara.

Madje në deklaratën e përbashkët shënjestrohen edhe mediat, që sipas ministres Balluku e asaj Kumbaro, të vetmin mjet mbijetese në tregun mediatik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese. Pra duket qartë se pas zbulimit të skandalit me mbetjet e rrezikshme të kthyer nga Tajlanda, qeveria bën të pafajshmin dhe ja ka lënë “dobiçin” Kurumit. Por edhe pse njerëz e media pranë qeverisë, po tentojnë te nxjerrin dorëjashtë edhe ministrinë e Mirela Kumbaros, kur në të vërtetë ajo ka vulosur e firmosur gjithçka. Në shkresën e prillit 2022, ekzaktësisht në datën 20, kompanisë “Sokolaj”, i është dhënë leja e transportit të mjeteve të rrezikshme dhe të parrezikshme.

Kjo shkresë që është dokument zyrtar i nivelit të klasifikuar, është firmosur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Kjo do të thotë se dokumentet e fundit të zbardhura tregojnë se këto zyrtare mund të jenë përfshirë në një skandal që përfshin dhënien e licencës për transportin e mbetjeve të rrezikshme në mënyrë të paligjshme. Ky zhvillim i ri përbën një kërcënim serioz për ta, duke hapur mundësinë e ndjekjes penale dhe dënimit me burg për të dyja, nëse akuzat konfirmohen.

Ky skandal jo vetëm që hedh dritë mbi keqmenaxhimin e mbetjeve toksike në vend, por gjithashtu ngrit pyetje serioze mbi integritetin e qeverisë dhe përputhshmërinë e saj me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe mjedisit. Kështu që teksa analizojmë me kujdes situatën, theksojmë se sot njeriu i parë që duhet të jepte llogari nuk është as “Kurumi” dhe as “Sokolaj”, por Mirela Kumbaro. E për këtë, duhet të nisë menjëherë hetimi jo nga Prokuroria e Durrësit, por nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Detajet
Ndërkohë bëjmë me dije se skandalin ministres Mirela Kumbaro ia plasi deputeti Agron Shehaj ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e transportit të qindra tonelatave të mbetjeve të rrezikshme të dala nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë dhe Kinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj ka publikuar dje një shkresë të Ministrisë së Turizmit të drejtuar nga Mirela Kumbaro, ku theksohet se kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. i është dhënë licencë edhe për transportin e mbetjeve të rrezikshme. Sipas Shehajt, Qeveria po hesht prej dy javësh në lidhje me këtë skandal sepse është vetë e përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

Deputeti shton më tej se të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria. “Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike. Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i licencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike. Licenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria. Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt. Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur institucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik”, shkruan Agron Shehaj.

Reagon Meta
Nga ana tjetër, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar dje për anijet me 816 mbetje toksike. Në një deklaratë për mediat, Meta e quajti një skandal, ndërsa theksoi se do të kërkojnë hetim parlamentar. Meta u shpreh se deputetët e PL do të bashkohen me ligjvënësit e tjerë të opozitës dhe do kërkojnë një hetim parlamentar mbi këtë çështje, sipas të cilit dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. “Është shumë e qartë, se kemi të bëjmë me një veprimtari mafioze, përgjegjësinë për të cilën e mban Edi Rama. Sepse, ai ka kapur të gjitha institucionet e shtetit.

Nuk ka SHISH. të pavarur, SPAK. të pavarur dihet që nuk ka, e nuk mund të ketë me Edi Ramën. Nuk ka polici të pavarur, kjo dihet botërisht. Nuk ka asnjë agjenci shtetërore të pavarur. Të thuash pastaj që ka dogana të pavarura, apo institucione të tjera. Apo porti të jetë një institucion serioz, me integritet të lartë. Dihet vetmi suksese i portit të Durrësit, është rritur 60 herë importi i bananeve, apo jo?! Kjo është nga Kolumbia.

Ky është suksesi më I madhe. Që kështu dhe këtë import-eksport të mbetjeve toksike, padyshim që janë në nivelet më të larta. Ky është një skandal, që siç e kam thënë. Ne kërkojmë hetim parlamentar, dhe do t’i kërkojmë deputetëve tanë për tu bashkuar me deputetët e gjithë opozitës për të bërë një hetim të thellë, dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet prestigjoze ndërkombëtare, që kanë dhënë alarmin për këtë krim të jashtëzakonshme, që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë 1. Dhe e dyta, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik i besueshëm”, deklaroi Meta.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading