Elbasani fiton bindshëm në shtëpi, i shënon tre gola Teutës.

0
-900shot-1-231

Mbrëmjen e  të hënës  ka ulur siparin java e dytë e “Abissnet Superiore”-s. Elbasani-Teuta ishte ndeshja e fundit e kësaj jave. Vendasit kanë marrë një fitore bindëse në “Elbasan Arena”, teksa kanë mposhtur me shifrat 3-0 durrsakët. Goli i parë u shënua nga Dros në minutën e 31-të. Një gol për notën 10, që u realizua nga një gjuajtje nga distanca. Ndërkohë, në minutën e 48, Hila përfitoi nga një gabim i skuadrës bregdetare për të dyfishuar rezultatin. Në minutën e 78 ishte Kasa ai që vulosi shifrat përfundimtare në 3-0. Një fitore e vyer për Elbasanin, që këtë sezon nuk dëshiron të jetë vetëm kalimtar në “Abissnet Superiore”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading