Ilir Daja kthehet te Dinamoja? Klubi largon Mehmetin nga drejtimi i skuadrës.

0
x-586

Dritan Mehmeti është larguar nga drejtimi i Dinamos. Është vetë klubi që e ka përcjellë lajmin përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Mehmeti ka kaluar në drejtimin e ekipit U21, ndërsa ekipin e parë do ta stërvisë përkohësisht Erjon Xhafa. Një lëvizje që rrit zërat për rikthimin e Ilir Dajës në “timonin e nëndetëses”.

“FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë.
Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21.
Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, ka njoftuar klubi Dinamo City.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading