Përplasje e ashpër në burgun grek, dy shqiptarë plagosin dy romë.

0
-1881-938

Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar, shtetas shqiptarë, u arrestuan në Burgun Nigrita Serres në Greqi, pasi duke qenë në një zonë të përbashkët-korridor të qendrës së paraburgimit, u përfshinë në një incident me një 30-vjeçar dhe një 42-vjeçar rom.

Si pasojë, 30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks nga një objekt i improvizuar i mprehtë (thikë) i sjellë nga 45-vjeçari, ndërsa 42-vjeçari mbeti i dëmtuar nga dhunë fizike me grushta e shkelma ushtruar nga shtetasi shqiptar 42 vjeç, i cili gjithashtu ka tentuar ta plagosë në pjesë të ndryshme të trupit me një send të mprehtë (brisk).

Viktimave iu është dhënë ndihma e parë nga një mjek i qendrës së paraburgimit.

45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vjet e 2 muaj për shkelje të ligjit për substancat e varësisë, ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë.

30-vjeçari rom vuan dënimin me 20 vjet e 7 muaj për vjedhje të dalluara, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vjet e 5 muaj dhe 7 vjet e 15 ditë për vjedhje.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading