Rusia në alarm, mbyll aeroportin e Kazanit! Ukrainasit hedhin në erë depot e naftës në Rostov.

0
1876-199

Rusia është vendosur në gjendje alarmi, duke anuluar fluturimet   herët këtë mëngjes në aeroportin e Kazanit, pjesë e republikës së Tatarstanit.

Mbyllja e aeroportit u bë për arsye sigurie, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia.

“Për të garantuar sigurinë e avionëve civilë asnjë fluturim nuk ulet apo ngrihet në aeroport nga ora 7 e mëngjesit”, njoftoi Rosaviatsia, sipas TASS.

Përveç kësaj, autoritetet në Moskë janë të shqetësuara pasi dronët ukrainas hodhën në erë depot naftëmbajtëse në një objekt magazinimi të karburantit në rajonin e Rostovit.

Siç njoftohet nga kanalet ruse në Telegram, njësitë ruse të mbrojtjes kundërajrore shkatërruan katër dronë mbi Rostov, por nuk mundën të ndalnin në tërësi sulmin e Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe guvernatori i Rostovit, Vasily Golubov  njoftuan se sulmi me dronë ndodhi gjatë natës në një zonë magazinimi të hidrokarbureve.


Kanali “Baza” në Telegram, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se tre çisterna të mëdha po digjeshin në një depo karburanti në rrethin Kamensky të Oblastit pasi dy dronë u rrëzuan në zonë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading