Brizida Gjikondi rrëfen të pathënat: Ja si u arrit poshtë tavolinës pazari për t’i mos i hapur Ilir Metës dosjen.

0
9

Brizida Gjikondi rrëfen të pathënat: Ja si u arrit poshtë tavolinës pazari për t’i mos i hapur Ilir Metës dosjen e spiunit të ish-Sigurimit të Shtetit dhe mashtrimet e ish-presidentit se tentuan t’i bllokonin llogaritë bankare.

Dy vite më parë, Partia Socialiste bëri namin duke deklaruar se në krye të shtetit kishte qëndruar një spiuni i Sigurimit dhe kërkohej me urgjencë që Ilir Metaj të largohej nga politika. Taulant Balla dhe disa deputete të PS paralajmërua valë ligjesh për të shpëtuar vendin nga spiunët, por e gjitha rezultoi flluskë sapuni. Por çdo gjë u harrua.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristja Brizida Gjikondi shprehet se pazari për t’i mos i hapur dosjen e spiunit Ilir Metaj është arritur poshtë tavolinës. Sipas saj, kërcënimi me hapje dosjesh është ndjekur për shumë kohë nga politika. Nga ana tjetër, juristja ka folur edhe për akuzat e Ilir Metës pak ditë më parë se i kanë bllokuar llogaritë bankare.

-Zonja Gjikondi, krimi duket se është ulur ”këmbëkryq” në Shqipëri. 6 të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i ditëve te fundit. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zinxhiri drejtues?

Përgjegjësia kryesore është e Policisë së Shtetit Shqiptar. Ministrat janë gjithmonë në pozicione politike dhe faktikisht përgjegjësia është e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mendoj se Policia Shqiptare po kalon një krizë të thellë morale, korrupsioni, etike e mirëfunksionimi. Po të shohësh të gjitha krimet që po ndodhin, të cilat në shumicën e rasteve janë vrasje të paralajmëruara, nuk ndodhin papritur. Patjetër që kalojnë nëpër zyrat e Policisë ato lloj personazhesh dhe nuk janë parandaluar. Prandaj them që autoriteti dhe përgjegjësia e Policisë është në një krizë të madhe.

-Prej muajsh flitet se Policia e Shtetit është inkriminuar, madje shumë drejtues të lartë dhe efektivë policie kanë dalë në përgjimet e “Encro Chat” dhe “SKY EC” që bashkëpunojmë me krimin e organizuar. Si mund të pastrohet polica nga personat e inkriminuar?

Duhet shkallmuar lidhjet e Policisë me krimin. Është e vërtetë që shumë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që kanë patur aplikacione kriminale, sekrete, ç’ka është e ndaluar dhe me ligjin e tyre funksional. Thjesht që ata kanë dalë në ato përgjime, ato automatikisht duhet të ishin jashtë radhëve të policisë mirëpo ato vazhdojnë të jenë atje. Siç unë mendoj se ka ardhur momenti edhe për të lënë diçka përgjysmë që për ironi u la, siç është testi i drogës, që është për të gjithë trupën e Policisë Shqiptare. U nis nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, i cili tashmë nuk është në atë strukturë dhe u ndërpre në mënyrë të çuditshme.

Tashmë ka ardhur momenti që të bëhet që të bëhet një analizë e thellë dhe një reformim radikal për Policinë e Shtetit Shqiptar. Është e vërtetuar që ka lidhje të thella me krimin e organizuar, ka rrogë të dyfishtë, marrin rrogë nga Policia dhe nga Krimi, spiunojnë shumë operacione që po bëhen dhe duhet vërtetë të mirë qelizën morale, ligjore, etike, strukturore për të gjithë Policinë e Shtetit. Është përgjegjësia kryesore e Policisë së Shtetit që krimi ka ‘triumfuar’ kaq në territorin e Shqipërisë.

-Së fundmi Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 30 masa urdhër-arreste për grupet kriminale por a mendoni se pritet një shtator i ‘nxehtë’ për SPAK-un dhe a pritet që të goditet tashmë në sferën politike?

Më vjen keq që e gjithë shoqëria dhe pritshmëritë e shqiptarëve janë vetëm nga SPAK. Ky i fundit, ka supe të brishta, është një institucion i ri pavarësisht se ka bërë një revolucion të fuqishëm e sidomos në mendësinë e shqiptarëve në mënyrën e të menduarit për të patur shpresë por mos të harrojmë që është i vetëm në një batak e moçal të infektuar që ka përfshirë shtetin shqiptar. SPAK-u i vetëm pa Policinë, pa Gjyqësorin dhe pa qytetarët, nuk ia del dot luftës që ia ka filluar. Duhen të gjitha hallkat që të funksionojë. Patjetër që SPAK, mund të ndërmarrë lëvizje të reja në shtator.

Ato lëvizje i ka ndërmarrë edhe më përpara e mos harrojmë që në 30 vite në Shqipëri qytetarët nuk ishin mësuar të shikonin institucione kaq të pavarura nga politika por e rrithem se SPAK pa Policinë, Parlamentin, pa qeverinë, pa qytetarët dhe pa Gjyqësorin, i vetëm e ka të pamundur që të fitojë një luftë me një betejë të pabarabartë tu SPAK-u është i vetëm përballë krimit dhe inkriminimit që i është bërë shoqërisë është në anën tjetër të medaljes.

-Në detyrat që Kuvendi i ka lënë së fundmi Autoritetit të Dosjeve është kalimi në filtrin e tij të politikanëve  që kanë arritur t’i shpëtonin rrjetës së Komisioneve Mezini dhe Bezhani, të cilët edhe pse u ngritën  pas rënies së regjimit komunist për ti pamundësuar ish- spiunëve futjen në politikë, dështuan. Mendoni se kjo gjë do të arrihet?

E vështirë është. Unë nuk kam ndonjë pritshmëri nga politika aktuale shqiptare e cila më duket se më shumë udhëhiqet nga imoraliteti, nga interesat e veta sesa nga morali kombëtar. E vështirë është sepse gjithmonë këtë çështjen e dosjeve që tashmë është super e tejkaluar pasi ka 30 vite që ato dosje janë përçudnuar, mendoj se përdoren më shumë për të sulmuar kundërshtarin. Asnjëherë kjo politikë nuk ka hapur realisht dosjet, pseudonimet pasi ne e dimë shumë mirë që janë zhdukur edhe listat  e janë djegur pafund dokumentacione që vërtetojnë që shumë krerë të politikës shqiptare majtas e djathtas kanë qenë pjesë e strukturave të spiunimit të mëparshëm me pseudonime.

Unë them që ka rëndësi kjo e dosjeve pasi puna është se këto nuk mbartin vetëm mëkatet e së shkuarës por mëkatet që ato kanë bërë në këtë 30 vjeçar, janë akoma një plus i  frikshëm i mëkateve të tyre të mëparshme. Po të bësh shumatorin që kanë qenë me dosje dhe vazhdojnë të jenë të korruptuar, të dëmtojnë jetën e shqiptarëve, të ndikojnë indirekt që shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe shkaku kryesor është korrupsioni sepse kur ke korrupsion, ke rroga të ulëta, ke një jetë jo të mirë, moralisht ndihesh i zhgënjyer, i pavend në vendin tënd. Mendoj se gangrena kryesore pse largohen shqiptarët nga Shqipëria është korrupsioni, sepse po të mos kishte korrupsion do kishte rroga të larta, ke vendin tënd, ke tokën tënde, ke varret e njerëzve të tu dhe nuk ke pse të marrësh dheun me vete.

Kjo çështja e dosjeve e shikoj si një taktikë politike pasi është një lloj marrëveshje që hapet e mbyllet sipas marrëveshjeve që bëjnë. Kur duan të ngrenë presionin, hapin dosjet, arrijnë në marrëveshje poshtë tavolinës prapë bëjnë sikur i harrojnë dosjet. Edhe me Ilir Metën kështu e bënë para një viti. Doli zoti Taulant Balla e bëri sikur po e hapte procedurat e dosjeve dhe pastaj u la ligji ne heshtje. Gjithmonë e shoh skeptike dhe nuk i kam besën politikës shqiptare.

-Opozita vijon te jetë e përçarë. Si e shikoni ju ketë situatë dhe a duhet që opozita dhe të gjitha partitë të jenë bashkë si e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë?

Nuk besoj se po të jenë bashkë, rrëzojnë qeverinë pasi nuk frymëzojnë më. E pashë me pozitivitet, krijimin e një partie të re nga zoti Alibeaj. Mendoj se ka bërë veprimin e duhur për të krijuar një parti të djathtë. Është nga personat që personalisht e vlerësoj për integritetin, kurajon dhe formimin si profesional dhe atë politik. Por e djathta shqiptare kishte nevojë për një parti reale.

Për të patur një parti që nuk është në pronësi dhe as në mburojë e një personi, qoftë Berisha e qoftë Basha. Kam pritshmëri që vërtetë partia e Alibeajt dhe njerëzve që ai ka pranë vetes, do të sjellë një risi e një standard tjetër për të djathtën shqiptare. Kurse bashkimi i hallexhinjve Meta-Berisha nuk është se më frymëzon se përkundrazi e ndihmon Ramën sikur të bashkohen bashkë të gjithë mëkatarët.

-Pse Ilir Meta së fundmi është trembur dhe filloi sërish kërcënimet e forta ndaj SPAK. Madje ai tha se Altin Dumani po i bllokon llogaritë bankare? A po paralajmëron ish-presidenti sekuestrimin e pasurive të tij korruptive?

Do të doja që me zotin Meta të merrej një mjek psikiatër por nga ana ligjore do të thoja se ndryshimet që ka bërë Partia e Lirisë dhe tani është kryetar i partisë dhe Ilir Meta, nuk janë regjistruar në Gjykatë e rrethit Gjyqësor të Tiranës. Kjo e fundit është e vetmja gjykatë është e vetmja në Shqipëri që ka regjistrin e partive politike. Për mendimin tim, banka që ai akuzoi ose një nga drejtuesit e asaj banke, jo se zotit Meta i janë bllokuar e PL për arsye të SPAK-ut por faktikisht ai nuk mund të jap rroga me firmën e tij pasi ai akoma nuk është i regjistruar në Gjykatën e rrethit të Tiranës si kryetar i PL-së, pasi përzuri gruan e tij në biznesin e partisë.

E si e tillë ai nuk është zyrtarisht kryetar i asaj partie. Por pastaj mendoi ta zgjidh në mënyrën që ai është mësuar deri tani ta zgjidh 30 vjet gjërat me presione dhe me allishverishe e ‘mirënjohje’ mëkatarësh që atij i detyrohen për gjëra të tjera e gjoja e kishte zhbllokuar pastaj. Gjëja duhet sqaruar në detaje por nuk sqarohet gjë në Shqipëri por ai del e bën sulme dhe askush nuk del të jap këtë analizë e të thotë në këtë logjikë që po e them unë tani. Ishte një furtunë në gotë, ai është bërë tani me hije dhe për sa kohë i doli kundër dhe bashkëshortja e tij, tashmë ai po krijon armiq imagjinar kudo. Meta tani është peng i mëkateve të tij që nuk po i mbyll dot.

Jo vetëm Ilir Meta, Arben Ahmetaj, Beqaj e shumë politikan të tjerë, nuk ua ka pritur kurrë mendja, qoftë Berisha e të gjithë, nuk ua ka pritur mendja se do vinte një ditë e nuk do kishin pushtet mbi drejtësinë. Gjithmonë, kanë bërë çfarë kanë dashur, kanë shkelur çdo ligj dhe çdo rregull pasi iu është dukur vetja të paprekshëm. Provat ndaj tyre janë aq të dukshme e aq të trasha sa nuk duhet mund dhe punë për të provuar sesa mëkatar kanë qenë ndaj shqiptarëve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading