Pasi i fali portin e Vlorës për 1 euro, Edi Rama i shton Samir Manes mijëra metra katror beton në zonën e Palasës.

0
722533

Pasi i fali portin e Vlorës për 1 euro, Edi Rama i shton Samir Manes mijëra metra katror beton në zonën e Palasës, oligarku “mbreti” i betonizimit të bregdetit dhe hajdut i burimeve ujore të fshatrave të zonës

Gazeta “SOT” prej disa kohësh ka denoncuar lidhjet e fshehta të politikës me biznesmenë të fuqishëm. Një nga këta ka qenë dhe oligarku Samir Mane, për të cilin nga skandalet që kemi publikuar rezulton se kryeministri ka vendosur një shtet të tërë në dispozicion të tij në mënyrë që ai të pasurohet.

Rama me firmën e tij i ka dhënë oligarkut Samir Mane benefite shumë të mëdha, duke përdorur ligjin kontravers të miratuar me debate në vitin 2015, i cili i lejon qeverisë, përmes një komiteti që drejtohet nga kryeministri, që mund t’i japë çdokujt status investitori strategjik, duke i falur tokë private dhe shtetërore, me kushtin e vetëm që të investojë mbi 5 milionë euro dhe të punësojë 80 shtetas. Kompanitë e Samir Manes kanë marrë disa statuse investitori strategjik. Janë 5 vendime që janë për kompanitë e Manes, si Green Coast, Green Coast 1 dhe 2, si dhe dy projekte në Gjirin e Lalzit, New Bord dhe ValaMare.

Në të gjitha vendimet thuhet se pronësia e tokës është private dhe publike, si dhe janë vendosur nga shteti shqiptar për Samir Manen mijëra metra katrorë plazh në përdorim.  Qeveria i transferoi kundrejt çmimit simbolik 57 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Vlorës oligarkut, pa përftime në dukje për publikun dhe shtetin, por kjo kontratë është e mbushur me favorizime për Mane dhe e blinduar në nenet e saj me gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit në rast konfliktesh.

Rama nuk është ndalur me kaq. Qeveria në gusht i hapi rrugë betonizimit të “parajsës” për politikanët dhe vilave të tyre në Palasë ku vazhdon të ndërtojë Samir Mane duke betonizuar bregdetin shqiptar.

Detajet

Projekti Green Coast i Manes në Palasë do të vijojë zgjerimin. KKT diskutoi në mbledhjen e fundit dhënien e Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, Zona G17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. Të tjera leje për Green Coast përfshijnë: -Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hospitality” sh.p.k. -Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G3, objekt banimi dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë me 1, 2, 3 dhe 4 kat nëntokë”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Seaside Residence II” sh.p.k dhe “Green Coast” sh.p.k. -Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

Skandali

Pa ndihmën e qeverisë Samir Mane nuk do të ndërtonte dot në Palasë, pasi siç ai e ka thënë dhe vetë aty nuk ka patur as inftrastukturë, as ujë. Për të parën u kujdes qeveria. Tuneli i Llogarasë, një kosto qindra milionë që për nivelin aktual dhe për shumë vite të mëpasme do të jetë gropa e zezë e ekonomisë shqiptare u ndërtua vetëm për interesat e oligarkut dhe politikanëve që rruga t’iu shkojë në vilat e tyre.

Nga ana tjetër, problemin e ujit e zgjidhi vetë Mane. Oligarku po  akuzohet se po i lë pa ujë të pijes banorët në fshatrat e Palasës. Banorët po pretendojnë se uji është duke u marr nga burimet e fshatit për ta çuar në rezidencën luksoze “Green Coast”. Përpos banorëve të fshatit të cilën protestuan pak javë më parë, pa ujë po mbesin edhe pushuesit dhe klientët që po paguajnë çmime marramendëse për të qëndruar një natë në vilat e resortit. Ata po përballën me mungesë të furnizimit me ujë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading