Vjen përgjigja e Musk, pas ndalimit të platfomës X në Brazil.

0
_6671766-780x439

Një gjykatës ka urdhëruar që gjiganti i rrjeteve sociale X, i njohur më parë si Twitter, të ndalohet në Brazil.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, e bëri këtë urdhër pasi pronari miliarder i faqes, Elon Musk, nuk arriti të emëronte një përfaqësues ligjor në Brazil, përcjell Telegrafi.

Gjyqtari dhe Musk janë përplasur për muaj të tërë pasi X nuk respektoi urdhrat ligjorë për të bllokuar disa llogari të akuzuara për përhapjen e lajmeve të rreme dhe urrejtjes.

Në vendim, gjyqtari urdhëroi gjithashtu pagesën e gjobave që arrinin në 18.5 milionë reais (rreth 3.3 milionë dollarë).

Duke iu përgjigjur vendimit në një seri postimesh në X, Musk tha se Brazili “po mbyll burimin numër 1 të së vërtetës” dhe “regjimi i tij shtypës” është “aq i frikësuar nga njerëzit që mësojnë të vërtetën sa do të falimentojnë këdo që përpiqet”.

Ndryshe, Brazili është një treg i rëndësishëm për X, i cili ka luftuar me humbjen e reklamuesve që kur Musk bleu kompaninë në 2022.

Sipas grupit të kërkimit të tregut Emarketer, rreth 40 milionë brazilianë – afërsisht 20% e popullsisë – përdorin platformën të paktën një herë në muaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading