Google sapo bëri revolucionin e shekullit; “AI Mode” do të zëvendësojë çdo gjë që njeh nga interneti

0
image

Ndryshe nga kërkimi klasik që shfaq lista me lidhje, “AI Mode” përdor teknologji të avancuar për të krijuar përgjigje të drejtpërdrejta, të detajuara dhe të personalizuara për çdo pyetje që bën përdoruesi. Në vend që të klikoni mbi dhjetëra faqe, sistemi i ri të jep një përgjigje të përmbledhur, por të thelluar, në kohë reale.

Çfarë sjell konkretisht “AI Mode”?

•        Një skedë e re në Google do të shfaqet përpara opsioneve si “All”, “Images” apo “Videos”.

•        Përgjigjet do të gjenerohen nga AI bazuar në gjithë informacionin e indeksuar nga Google – dhe jo vetëm në disa faqe të izoluara.        

•        Karta vizuale me informacione si oraret, vendndodhjet, çmimet dhe vlerësimet do të shfaqen menjëherë për produkte apo biznese.

Përveç kësaj, Google ka futur edhe një panel anësor inteligjent, ku ruhen kërkimet e mëparshme. Kjo e bën më të lehtë kthimin tek temat e mëparshme apo bërjen e pyetjeve shtesë pa e nisur çdo herë nga e para.

Kjo nuk është thjesht një përditësim. Është fillimi i fundit të motorëve tradicionalë të kërkimit, ku përdoruesi kërkon, klikon, eksploron. Me këtë lëvizje, Google po kthehet në një platformë të bisedës me AI, ku çdo informacion vjen në mënyrë të përmbledhur dhe inteligjente.

“AI Mode” po testohet aktualisht në SHBA, pa nevojën për listë pritjeje, ndërsa pritet të zgjerohet edhe në vende të tjera së shpejti.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading