“Kujdes në tunelin e Krrabës”.Gazetari Dervishi thirrje shoferëve: Grackat e Policisë, gjoba deri në…
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Fredinand Dervishi ka njoftuar se në tunelin e Krrabës është ulur limiti i i shpejtësisë nga 80 kmh në 60 kmh dhe policia ka vendosur kamera për të kapur shkelësit. Nisur nga ky ndryshim, gazetari ngre shqetësimin se të gjithë shqiptarët që kalojnë në atë tunel kanë rënë në grackë dhe policia po vendos gjoba deri në 300 mijë lekë.
Sipas tij, problemi është që ulja e paparalajmeruar e normës së shpejtesisë dhe vendosja njëkohësisht e grackës, nuk ka lidhje me një polici në shërbim të qytetarëve. Sipas tij fillimisht duhet të sensibilizohen shoferët dhe të njofohen për ndryshimet dhe më pas të merren masa nëse shkelin rregullat.
Reagimi i plotë:
Grackat per krimin, jo per popullin. Kujdes kalimin ne tunelin e Krrabes! Eshte ulur limiti i shpejtesuse nga 80 kmh ne 60 kmh. Njekohesisht Policia Rrugore ka instaluar nje gracke (kamera qe fotografojne targat ) per te kapur ata qe tejkalojne 60 kmh. Rezultati: Te gjithe shqiptaret qe kalojne ne ate tunel, ne drejtimin Tirane-Elbasan, kane rene me koke brenda ne rrjete. Pa perjashtim.
Leke me thase ne arken e Policise se Shtetit, pasi gjobat me se shumti shkojne ne 300 mije leke te vjeter.
Sa duket ministri i ri, veç barazimit te Policise Shqiptare me ato te nivelit me te larte te Europes, i paska me merak zgjidhjet materialiste. Problemi eshte se ulja e paparalajmeruar e normes se shpejtesise dhe vendosja njekohesisht e grackes, nuk ka lidhje me nje polici ne sherbim te qytetareve. Policia e Qarkullimit nuk duhet te rende menjehere dhe fillimisht te gracka dhe ndeshkimi i qytetareve, por te sensibilizimi i drejtuesve te mjeteve. Ky duhet te jete qellimi kryesor. Vetem pas periudhes se sensibilizimit mund të kerkohet llogari te populli. Grackat surprize nuk duhet te kene lidhje me popullin, por me goditjen e krimit.