Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, policia arreston inxhinierin e firmës së ndërtimit.

0
1000x570

Policia ka arrestuar inxhinerin e kompanisë ku humbi jetën punëtori, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Kjo pasi ditën e djeshme, në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, teksa në një objekt po kryheshin punime, një punëtor ra nga lartësia duke humbur jetën.

Për këtë, policia vuri në pranga 33-vjeçarin Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime edhe punëtori që humbi jetën në vendin e punës.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë`.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading