Pse fëmijët vrasin baballarët në Shënavlash? Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas krimeve tronditëse.

0
-800-hoxha-582

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar krimet që tronditën Shënavlashin. Në shkurt fëmijët vranë babanë dhe e groposën te kasollja e bagëtive, pak ditë më parë djali vrau babanë dhe e hodhi në pus.

Sipas Hoxhës, kemi të bëjmë me një popullsi heterogjene të ardhura nga zona të thella me zakone dhe lidhje të tjera familjare.

“Është një zonë ku pas viteve 90 ka pasur dyndje nga zonat rurale. Edhe në atë zonë janë popullsisë heterogjene të ardhur nga vende të thella.

Ata ndihen në një habitat tjetër. Të papëgatitur për këtë lloj jetese. Prandaj në rastin e parë pamë vrasjen dhe groposjen te kasollja e bagëtisë. E dyta kemi të njëjtën gjë, babai hidhet në pus.

Në Tiranë kemi pasur në zonën e Bathores, të tilla ngjarje, ku kemi miks të popullsisë heterogjene. Në këto zona duhet të kemi vëmendje të veçantë, edhe pse është shumë e vështirë të shmanget.

Unë e vetmja gjë që do thosha është që ne si media të mos u kushtojmë shumë vëmendje, sepse duke i mëshuar kësaj ngjarje krijon habitat për përsëritje”, tha Hoxha në “Kjo Javë”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading