Më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, tajfuni shkakton dhjetëra viktima në Vietnam, Kinë dhe Filipine.

0
IMG_7784-jpeg

Tajfuni Yagi, më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, e ka ulur intensitetin në një stuhi tropikale sot, pasi goditi Vietnamin verior, provincën Hainan të Kinës dhe Filipinet, dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Shërbimi i motit i Vietnamit njoftoi një dobësim të tajfunit sot, por paralajmëroi se kishte ende rreziqe për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pasi stuhia, më e forta që ka goditur vendin në dekada, u zhvendos drejt perëndimit.

Një motoçiklist 53-vjeçar u vra kur një pemë ra mbi të në provincën veriore të Hai Duong, njoftuan mediat shtetërore. Të paktën një trup u nxor nga deti pranë qytetit bregdetar Halong, ku fati i dhjetëra njerëzve në det mbetet i panjohur dhe operacionet e shpëtimit do të fillojnë sot, nëse kushtet e lejojnë.

“Yagi” vrau katër persona në ishullin jugor kinez të Hainan, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet lokale. Agjencia e Mbrojtjes Civile e Filipineve, vendi i parë që u godit nga Yagi pasi u formua javën e kaluar, sot e rriti numrin e të vdekurve atje në 20 nga 16 dhe tha se 22 persona ishin ende të zhdukur.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading