Zvicra thërrmohet pa Xhakën, Spanjës i mjaftojnë 10 lojtarë për ta mundur me goleadë.

0
GW-yEhx470

Spanja ka treguar forcën e saj të vërtetë mbrëmjen e sotme. Iberikëve u kanë mjaftuar vetëm 10 lojtar për të mundur me goleadë Zvicrën. Këta të fundit janë thërrmuar në fushë pa Granit Xhakën, teksa kanë pësuar 4 gola.

“Furia e kuqe” e nisi vrullshëm sfidën. Hozelu zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t me anë të Hozelut. Ndërkohë, Ruizi dyfishoi rezultatin në minutën e 13. Vetëm 7 minuta më vonë Le Normandi u ndëshkua me karton të kuq, por inferioriteti numerik në fund nuk vlejti aspak.

Amduni ngushtoi shifrat në minutën e 41-të, por goli i tij i vlejti vetëm statistikave. Fabian Ruizi në të 77-n minutë dhe Ferran Torresi 3 minuta më vonë vulosën fitoren me goleadë të Spanjës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading