Shpërthen në flakë qendra tregtare në Lundër, reagon policia dhe zbardh detajet, ja nga çfarë u shkaktuar zjarri.
Një biznes në afërsi të një qendre tregtare në Lundër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Mund te shihen qarte shtëllunga të zeza tymi që dalin nga godina e biznesit.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit në tarracën e qendrës tregtare.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.