Sot dhe nesër luhen takimet e javës së katërt, spikat Partizani-Dinamo City.

0
3462842

Pas pauzës prej ndeshjeve të Kombëtareve në Nations League rikthehet kampionati “Abissnet Superiore”, me takimet e javës së 4-të që do të luhen të ndara në dy ditë, sot dhe nesër.

Ndeshja hapëse e kësaj jave është Bylis-Tirana, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, duke nisur prej orës 16:00.  Në mbrëmje në orën 19:00 do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, Vllaznia-Egnatia e Skënderbeu- Teuta.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet supersfida Vllaznia-Egnatia, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu-Teuta.

Nesër në 19:00 do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 4-të. Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet sfida AF Elbasani-Laçi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading