BIRN: BE kritika Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës.

0
640-0-1726i-1140x760-509-1

Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votimi ku ajo refuzoi të zbatojë një vendim të gjykatës që i kërkonte Kuvendit të votonte pro dërgimit për interpretim të mandatit të deputetes Olta Xhaçka,

“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, u shpreh BE.

Socialistët zgjodhën të abstenojnë ose të votojnë kundër duke e bërë të pamundur që projektvendimi të miratohej, ndërkohë që kishin rrëzuar në prill një vendim tjetër të ngjashëm të Kushtetueses.

Këto qëndrime të mazhorancës u cilësua nga gjykata si “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe sipas saj përbënin “cënim të themeleve të shtetit”.

BE gjithashtu vë në dukje se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

Delegacioni i referohet raportit të fundit të BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, ku janë shprehur shqetësimet lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”– thuhet në reagimin e dhënë nga delegacioni për mediat në Tiranë.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi PS e mbrojti Xhaçkën, së pari me procedurë parlamentare dhe më pas duke dalë kundër vendimeve të gjykatës që e “urdhëronin” Kuvendin që të votonte pro dërgimit të mocionit për interpretim.

Qëndrimet e mazhorancës bien në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

Xhaçka akuzohet nga opozita se ka përfituar të mira publike në kundërshtim me Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist përfitoi statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Dhërmi.

Gjatë kohës që Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading