U kap në një ‘shtëpi bari’, 34 muaj burg për shqiptarin në Britani.

0
2274

Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi në Oakley. Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Samir Haxhiaj, i cili tentoi të largohej me vrap nga shtëpia, që u bastis nga policia, por është kapur brenda pak minutash.

Haxhiaj, nga Larch Close, Londër, u shpall fajtor, ndërsa u dënua për dy akuza. Haxhiaj u dënua me 34 muaj burg. Haxhiaj pretendonte në dëshminë e tij se ishte trafikuar nga Londra në një vend të çuditshëm dhe ishte lënë atje me dy persona të tjerë.

Historia e tij, se ai ishte arrestuar në ditën kur mbërriti atje, u refuzua nga juria. Në fakt, ai kishte qenë atje për tre muaj duke drejtuar fermën e kanabisit me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe ekspertize. Gjykatës iu tha se droga kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 137,000 £.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading