Presidencialet në SHBA.Sondazhi i Reuters: Kamala Harris thellon avantazhin ndaj Donald Trump.

0
640-0-44e6469954ec89a4495f

Sipas një anketimi të fundit të opinionit publik, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris udhëheq me 47 për qind kundrejt ish-presidentit, Donald Trump, i cili ka 42 për qind. Ky avantazh është zgjeruar pas debatit televiziv ku votuesit menduan se Harris pati një paraqitje më të mirë.

Anketimi, i realizuar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma e anketimeve Ipsos, u publikua të enjten. Anketimi dyditor tregon se kandidatja demokrate ka një avantazh prej 5 për qind ndër votuesit e regjistruar për zgjedhjet e këtij viti, duke rritur kështu avantazhin prej 4 për qind ndaj Trumpit nga anketa e mëparshme që u realizua nga e njëjta agjenci në periudhën 21-28 gusht.

Mes votuesve që kanë dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, Harris mori mbështetje nga 53 për qind, ndërsa 24 për qind e tyre menduan se Trump fitoi debatin. Rreth 52 për qind e të anketuarve thanë se Trump kishte vështirësi dhe nuk u shfaq në formën më të mirë, ndërsa 21 për qind e tyre menduan të njëjtën gjë për Harris.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading