Renditja e Superiores.4 ekipe mbajnë kryesimin me pikë të barabarta, Elbasani kërkon të jetë surpriza e madhe.

0
729

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e djeshme me dy sfidat e fundit, Partizani – Dinamo City dhe AF Elbasani – Laçi. Në “Arenën e Demave” ndeshja Partizani – Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 2-2. AF Elbasani u rikthye te fitorja pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Të mërkurën u luajtën edhe tre takimet e tjera të javës së katërt. Në stadiumin “Adush Muça” takimi Bylis – Tirana u mbyll në barazim 2-2. Vllaznia mundi në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian me rezultatin 3-1. Teuta u rikthye te fitorja pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-2.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading