Ervin Salianji u dënua me burg, Meta: Hakmarrje ndaj tij, për ta parandaluar që të kandidojë si deputet.

0
ilir-meta3

Kreu i PL-së, Ilir Meta e ka konsideruar një hakmarrje ndaj Ervin Salianjit, dënimin e tij nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se gjithashtu Salianji u dënua që të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

“Gjykatat e kanë në ballë për fat të keq që marrin vetëm vendime partiake e politike, edhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji për denoncimet e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë eksponentë të qeverisë dhe shumicës aktuale.

Njëkohësisht është një përpjekje për t’i ndaluar atij mundësinë e kandidimit dhe ushtrimit të mandatit të deputetit në të ardhmen. Besoj se është edhe hakmarrje për fitoren e Bashkisë Kavajë. Nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem kriminal drejtësie”, tha Meta.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading