Ofendimet me bazë racore ndaj Vinicius, dënohet me 12 muaj burg tifozi.

0
Vinicius-qan

Real Madrid ka njoftuar në një komunikim zyrtar se Gjykata e Majorkës ka vendosur për dënimin e tifozit, që ofendoi në bazë racore Vinicius, më 5 shkurt 2023. 12 muaj burg duhet të kryejë autori në fjalë, teksa i ndalohet dhe për 3 vite hyrja në stadium.

Kujtojmë se ndeshja luhej mes Majorkës dhe Real Madrid. Majorka fitoi 1 me 0, por vëmendja shkoi e gjitha te thirrjet raciste në veçanti ndaj Vinicius.

Ky është dënimi i tretë me burg, që merret në muajt e fundit për shkak të ofendimeve ndaj lojtarëve të Realit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading