U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, reagon Edon Zhegrova: S’më dënoi trajneri, por Federata.
Edon Zhegrova po kalon një formë të shkëlqyer te Lille, në kampionatin francez, ku javë pas jave po spikat me performcat e tij.
Mirëpo jo gjithçka shkon “vaj” për futbollistin dardan, i cili është përjashtuar nga përfaqësuesja e Kosovës bashkë më Arijanet Muricin dhe Florent Muslijën për thyerje të dispiplinës pas ndeshjes me Rumaninë.
FFK pak javë më parë lëshoi një komunikatë për shtypin ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.
Treshja e sipërpërmendur mbetën jashtë skuadrës në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor, kur Kosova të përballet me Lituaninë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.
Zhegrova ka folur edhe për këtë temë në në konferencë për shtypin te Lille, duke mos bërë përgjegjës për vendimin trajneri Foda:
“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen.
Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte federata që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist.
Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, deklaroi sulmuesi kosovar.