Bardhi dorëzon padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg.

0
bardhi

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Përpara tre ditësh është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi tjetër i Kuvendit, për të mos zbatuar për herë të dytë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale sipas Kodit Penal. Dhe Kodi Penal pengimin apo mosekzekutimin e cilëson se është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.

Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, në një prononcim për media, Bardhi ka folur në lidhje me kallëzimin që u është bërë deputetëve të opozitës në lidhje me djegien e karrigeve të Kuvendit.

Ai tha se djegia e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetëve, është punë e tyre.

“Të akuzosh deputetët e opozitës që kanë kryer krim që këto s’kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi djegur karriget, që janë mjet i punës. Djegie e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetit. Se ça bëjnë deputetët me mjetet ë tyre të punës, është punë e tyre”, tha ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading