Ilir Proda emërohet si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

0
Ilir-Proda1

Ilir Proda është ëmëruar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme (2 Shtator).

“Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas një konkurrimi më shumë se 10 drejtuesish të lartë policie dhe verifikimet e bëra përmes procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Kandidati i cili sot u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë do të jetë në krye të policisë së shtetit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm deklaroi se menjëherë pas emërimit të Ilir Prodës do të hapet gara për drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit.

“Menjëherë pas emërimit të tij si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vendosim konkurrimin e ri i cili do të hapë një proces të ri sa i përket të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe”, tha ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading