Gjyqi për vrasjen e Santiago Malko, Leonard Duka i kundërvihet Prokurorit: Mos u korrupto nga kriminelët, por bëj detyrën! E ëma e ish-policit shpërthen në lot, shtyhet seanca.
Seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Duka, ku të pranishëm ishin nëna e këtij të fundit dhe kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka, është shtyrë me datë 24 tetor.
Leonard Duka kërkoi që të njihet me aktet e çështjes, por kjo kërkesë nuk u prit mirë nga Prokurori Behar Dibra, i cili e cilësoi si të padrejtë.
Reagimi i prokurorit nuk u anashkalua nga Leonard Duka i cili iu kundërvu atij duke u shprehur se ai është i njëanshëm në këtë çështje. Më pas ai vijoi duke thënë “Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.”
Leonard Duka në sallën gjyqësore: Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.
Sakaq, nëna e Santiago Malkes ka shpërthyer në lot dhe ka dalë nga gjyqi.