Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, reagon Ministria e Jashtme e vendit tonë: Dënojmë ashpër sulmet e Iranit! Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit.
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme (1 tetor), duke përshkallëzuar më tej konfliktin në Lindjen e Mesme.
Institucioni ka shprehur solidaritet me popullin e Izraelit, teksa shton se ripërsërit thirrjen për depërshkallëzimin e menjëhershëm.
Ministria e Jashtme shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit dhe civilëve të tij pasi kështu rritet kërcënimi ndaj sigurisë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagim.