“Unazat e zjarrit”.Çfarë do të ndodhë në qiell për 6 minuta e 23 sekonda sot në mbrëmje?

0
640-0-ekl-1727870433

NASA-s njofton se eklips “Unaza e Zjarrit” do të ndezë qellin e Amerikës së Jugut mbrëmjen e së mërkurës dhe do të zgjasë 6 minuta dhe 23 sekonda. Fillimisht do të jetë i dukshëm nga toka në ishullin e largët Rapa Nui, i famshëm për qindra statujat në formë koke dhe unaza e zjarrit.

Bëhuni gati për të parë eklips unazor diellor, i cili do të krijojë një ‘unazë zjarri’ mbi pjesë të Amerikës së Jugut… Eklipsi do të jetë i dukshëm mbi ishullin e Pashkëve dhe majat e Argjentinës dhe Kilit dhe është spektakli i fundit diellor i viti dhe do të zgjasë 6 minuta dhe 23 sekonda. Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen pikërisht kështu. Hëna hedh një hije që mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht dritën e diellit.

Gjatë një eklipsi unazor, hëna errëson gjithçka, përveç një copëze dielli në formë unaze. Kjo për shkak se Hëna është në një pikë në orbitën e saj që është më larg nga Toka. “Hëna nuk është mjaft e madhe për të mbuluar diellin”, thanë shkencëtarët. Eklipset diellore ndodhin rreth dy deri në pesë herë në vit. Eklipsi i plotë i diellit i prillit mahniti vëzhguesit e qiellit në pjesë të Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-së.

Eklipsi unazor është i sigurt për t’u dalluar duke veshur syze të eklipsit diellor, të cilat bllokojnë dritën ultravjollcë nga dielli dhe pothuajse të gjithë dritën e dukshme.. Ndërsa shkencëtarët bëjnë me dije se dy eklipse diellore të pjesshme do të zbukurojnë qiejt vitin e ardhshëm në mars dhe shtator. Eklipsi tjetër i plotë diellor nuk do të arrijë deri në vitin 2026 dhe do të kalojë mbi skajet veriore të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading