Kryemadhi kërkon t’i marrë Metës 10% nga fondi që Partia e Lirisë merr nga buxheti i shtetit

0
meta monika

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar në Kuvend e cila parashikon që të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike t’u kalojë në mënyrë të drejtpërdrejtë grave brenda partisë politike.

Kjo sipas Kryemadhit i dedikohet fuqizimit të vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse.

Në shkresën drejtuar kryearlamentares Elisa Spiropali  shkruhet se raportimi pranë KQZ-së në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse.

Shtimi i kësaj pike në ligjin për “Partitë Politike” mundëson një kuotë apriori, e cila përcaktohet me ligj dhe dedikohet specifikisht për gratë dhe vajzat brenda partisë politike, duke e bërë të detyrueshëm kalimin e tyre automatik në përdorim të strukturave të grave të partive.

Gjithashtu parashikon raportimin në mënyrë të ndarë të shpenzimeve përkatëse pranë KQZ për të evituar përdorimin e kësaj shume të financimit publik, përtej parashikimeve të këtij ligji.

Nuk dihet nëse kjo nismë e ndërmarrë nga Kryemadhi lidhet me procesin e divorcit mes saj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ish- presidenti njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.

Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes.

Edhe në kërkesën për divorc, ai paraqiti si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhin.

Të dy nuk ngurojnë të tregojnë herë pas here momente nga jeta e tyre private, ndërsa shijojnë fundjava në natyrë, të ndarë nga njëri-tjetri. (TCH)

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading