Vajza e trafikndarëses

0
461878493_9110012205679860_5401076323300592086_n

(Poezi e jetuar)

Ajo vajzë flokëartë me sytë si qielli

si një zogth që fluturon i trembur më ngjan,

frymën mbaj kur e shoh, se s’di çastet çfarë sjellin

mbi trafikndarësen e rrugës Durrës –Tiranë.

Këtej është rrugica ku ajo ka shtëpinë

shkolla është andej në krahun tjetër matanë.

në mes ky zogth i trembur me çantën mbi shpinë

tek trafikndarësja e rrugës Durrës –Tiranë.

Në urë do të shndërrohesha nëqoftëse vlej

kur kalon ajo dhe qielli mbyll sytë me ofshamë,

si zogth i trembur duke pare andej dhe këtej

mbi trafikndarësen e rrugës Durrës –Tiranë.

Do të doja të isha urë, mbikalim a shteg

a çfarëdo gjëje tjetër me një emër dosido

që shpirti në trafikndarëse mos t’më mbetet peng

dhe që vetëm njëherë e qetë të kalonte ajo.

S.K

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading