Ndryshime në radhët e uniformave blu, çfarë u vendos nga Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

0
ilir-proda-2-900x570

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda firmos ndryshimin e ri në radhët e uniformave blu.

Dhimitraq Ziu deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu.

Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri. Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading