Kafja e mëngjesit na përmirëson kujtesën

0
kafe

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru. Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading