Shkodra si Venecia! Reshje të dendura shiu, probleme në disa segmente rrugore të qytetit

0
shkodra

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa segmente rrugore të qytetit Shkodër. Reshjet e dendura të shiut vijojnë ndërkohë që ka prezencë të madhe uji nëpër rrugë, gjë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

“Vazhdojnë të jenë reshje të dendura shiu dhe për pasojë ka probleme dhe prezencë të madhe uji në disa segmente rrugore. Ndodhem në qendër të qytetit, një nga pikat nevralgjike të qytetit sa i përket menaxhimit të situatës. Punonjësit ndodhen në terren. Ka probleme edhe në qarkullim dhe për këmbësorët duke qenë se uji ka kaluar edhe në trotuar.“, raportoi gazetari.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading