Marrdhëniet me Malin e Zi dhe mosnjohja e Kosovës, ja deklarata Vuçiç nga Tivari

0

Serbia kurrë nuk ka gabuar për Malin e Zi, as taktikisht dhe as strategjikisht, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar gazetarëve në Tivar, ku mori pjesë në një drekë pune në një takim të nismës Brdo-Brioni.

Vuçiç deklaroi se do ta respektojë kërkesën e presidentit të Malit të Zi dhe nuk do të kthejë mbrapa deklaratat e “politikanit nga e kaluara, Milo Gjukanoviç”, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por nuk do të lejojë askënd ta trajtojë atë si një thes grushti. Vuçiç u tha gazetarëve pas takimit të Procesit Brdo-Brioni se meqenëse të gjithë “ishin të kënaqur me vizitën e presidentit kroat Zoran Milanoviç tek njerëzit e tij në Donja Lastva”, ai së shpejti do të vizitojë serbët në territorin e Malit të Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me komente ironike “janë këto marifete nga Mynihu”, ai tha se çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme e Malit të Zi. Duke folur për akuzat për importim të votuesve, ai pyeti se si nuk e kishte problem ardhjen e votuesve nga Bruklini për të votuar për pavarësinë e Malit të Zi. Më tejkur është pyetur nga gazetarët për njohjen e republikës së Kosovës, preSidenti serb është përgjigjur se ky shtet, sipas tij nuk ekziston.

“Republika e Kosovës” nuk ekziston, as sipas të drejtës publike ndërkombëtare, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit malazez të TV “E. “, i cili përdori termin “Republika e Kosovës”.

“Nuk më shqetëson që ju të gëzoheni dhe të provokoni duke thënë “Republika e Kosovës”, imagjinoni se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading