Dumani jep detaje për hetimet ndaj Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës.

0
545

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka diskutuar çështje të rëndësishme për drejtësinë.

Në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Dumani tha se hetimi është ende në fazën paraprake.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.

Për çështjen e inceneratorëve, Dumani shpjegoi se pas sekuestrimit të pasurive, administratori i inceneratorëve është përgjegjës për menaxhimin e fondeve, ndërsa për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato, janë vendosur masa sigurimi.

“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”– pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.

“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha Dumani.

Dumani gjithashtu nënvizoi se SPAK ka inkurajuar institucionet të dërgojnë kallëzime dhe materiale për çdo dyshim të shkeljeve të ligjit.

“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”,tha Dumani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading