Portieri që bëri histori në Euro 2024 do transferohet tek Man City si zëvendësues i Ederson.

0
471

Manchester City ka vendosur që të shtojë përpjekjet për të sjellë një zëvendësim afatgjatë për portierin Ederson dhe tashmë kanë identifikuar objektivin e tyre kryesor. 

FootballTransfers ka raportuar ekskluzivisht se City po shikon në Portugali për portierin e tyre të radhës, me Ederson i cili po tërheq interesim të madh nga disa klube nga Superliga e Arabisë. 

Ederson po ashtu ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Cityn, por do të mbushë 32 vjet në pjesën e parë të sezonit të ardhshëm, dhe meqenëse kontrata i skadon në verën e 2026, ‘Qytetarët’ kanë vendosur se është koha të veprojnë. 

Sipas FootballTransfers, City është i etur dhe tashmë në bisedime për portierin e Portos dhe kapitenin Diogo Costa. Njësoj si Ederson, Costa është i përfaqësuar nga Jorge Mendes dhe Gestifute. 

Costa e ka fituar dy herë kampionatin portugez me Porton dhe kryeson në ligë për më së shumti porta të paprekura këtë sezon dhe në të kaluarin. 

Vetëm katër portierë në elitën e futbollit portugez kanë një përqindje më të mirë të pritjeve në sezonin 2024/2025 se sa Costa. Ai, me pak fjalë, është shumë efektiv dhe padyshim në mesin e më të mirëve në Portugali. 

Costa pret mesatarisht 3.2 goditje në drejtim të tij këtë sezon, që është shifër dyfish më e lartë se sa ajo e Ederson. 

Reprezentuesi portugez bëri historinë në Euro 2024 duke pritur tri penallti në ndeshjen ndaj Sllovenisë në kuadër të 1/16-tave. 

Në rast se transferohet tek Man City, ai do t’i bashkohej një grupi lojtarësh portugezë si Ruben Dias, Bernardo Silva dhe Matheus Nunes

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading