TikToku po rikthen shërbimet në SHBA.

0
545

Rrjeti social kinez, TikTok, ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi thuhet se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do t’ia lejojë edhe për një kohë operimin, ka raportuar BBC-ja të dielën.

Trump tha se po planifikon të lëshojë një urdhër për t’i dhënë më tepër kohë rrjetit të popullarizuar.

“Po iu kërkoj kompanive që të mos lejojnë që TikToku të qëndrojë në errësirë. Do të lëshoj një urdhër ekzekutiv të hënën për të zgjatur periudhën kohore përpara se ndalimet e ligjit të hyjnë në fuqi, në mënyrë që të mund të bëjmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”, ka deklaruar ai në rrjetin e tij social, Truth Social.

TikToku tha se tashmë është në proces të rikthimit të shërbimit, derisa falënderoi Trumpin për dhënien e qartësisë dhe të sigurisë së nevojshme.

Kompania kineze që udhëhiqet nga ByteDance ka shtuar se do të bashkëpunojë me Trumpin “për një zgjidhje afatgjate që ta mbajë TikTokun në Shtetet e Bashkuara”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading