“Edhe sot i njoh spiunët i mi” – Ilir Demalia rrëfen përndjekjen nga Sigurimi i Shtetit: Kishin dosjen time, mund të më pushkatonin.

0
-800-0-b3484a3e63c26520eacd5e95c8a4e215

Ilir Demalia ka zbuluar detaje tronditëse nga dosja e tij gjatë regjimit komunist, duke pohuar se akuzat e ngritura ndaj tij mund ta kishin çuar deri në dënim me vdekje.

Gjatë një interviste në “Top Story”, ai rrëfeu se për vite me radhë ishte përgjuar dhe ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa sot ka identifikuar personat që e kanë spiunuar. 

Duke treguar një dokument të vitit 1988, ai përmendi një mbledhje të Drejtorisë së Zbulimit, ku Zylyftar Ramizi kishte dhënë urdhër që brenda një muaji të përgatitej arrestimi i tij. Përgjimet dhe ndjekjet ndaj tij, sipas dokumenteve, kishin vijuar deri në prill të vitit 1991, edhe pasi ai ishte larguar drejt Gjermanisë.

“Ajo që ka ndryshuar është se jam i tronditur nga ajo që pashë. Aty ka akuza që nuk janë të vërteta. Nga ato, mund të shkoja në pushkatim. Ky është procesi i mbledhjes me Zylyftar Ramizin, që është mbledhur Drejtoria e Zbulimit, jepet porosi që të grumbullohet materia dhe Brenda një muaj të bëhet arresti. Ndjekjet e mia kanë qenë deri në prill në ‘91, kur unë kisha ikur me ambasadat në Gjermani,” tregoi ai.

Në dosje, Demalia përshkruhet si një “levë lëvizëse e agjenturave të huaja”. Ai tregon se përgjimet përfshinin edhe bisedat me familjarët e tij.

“E di tashmë kush më ka spiunuar. Në Kinostudio, ku punoja, raporte të rregullta jepnin sekretari i partisë, shefja e kuadrit dhe disa të tjerë. Të paktën, nuk u zhgënjeva nga njerëzit e afërt, nuk gjeta aty familjarë apo miq,” përfundoi ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading